Nuk ka akord, Rustem Hoxha mbetet i lirë

Rustem Hoxha mori ditën e sotme një ofertë nga klubi i Laçit. Mbrojtësi durrsak ka biseduar me drejtuesit kurbinasit, por në fund palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Pavarësisht kësaj, ka pasur shtrëngim duarsh e tashmë mbetet për t’u parë se ku do të luajë sezonin e ardhshëm ish-mbrojtësi i Kukësit.

Së fundmi për 27-vjeçarin ka pasur dy opsione në Greqi, ku kanë shfaqur interes nga Apolon Smirnis dhe AEL Larisa, klube që garojnë në elitën e futbollit të shtetit fqinj.

Sezonin e fundit Hoxha ishte pjesë e Kukësit, klub me të cilin luajti rregullisht si titullar, duke bërë paraqitje të mira. Gjithsesi me përfundimin e kontratës u mbyll edhe bashkëpunimi mes palëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online