Një ngjarje shumë e rëndë ka prekur futbollin brazilian. Daniel Korrea Freitas, një lojtar në pronësi të Sao Paulos është gjendur i vdekur në mes të ferrave në rrethinat e qyteti të Kuritibës. Por, ajo çka e bën këtë tragjedi një makabritet është natyra e vdekjes.
Kufoma e futbollistit 24-vjeçar ka dy plagë të mëdha, që sipas policisë janë bërë me anë të armëve të ftohta, ndërsa dëme të mëdha janë konstatuar dhe në qafë dhe në organet gjenitale.
Provat e para të lënë të kuptosh se futbollisti i huazuar nga Sao Paulo te Sao Bento është rrëmbyer e më pas i është nënshtruar torturave njerëzore derisa ka ndërruar jetë. Policia braziliane ka nisur hetimet për të zbardhur këtë vrasje.
Nota de pesar: Daniel Corrêa Freitas https://t.co/ihLicR8ZqD pic.twitter.com/a8J0LBIrrL
— São Paulo FC (@SaoPauloFC) October 29, 2018