Tronditet Çelsi, humbet liderin për finalen ndaj Arsenalit!

Mauricio Sarri ka marrë një lajm të keq përpara finales së Ligës së Europës kundër Arsenalit. Dueli londinez do të zhvillohet të mërkurën në mbrëmje në Baku të Azerbajxhanit.

N’golo Kante ka pësuar një dëmtim në gju në stërvitjen e ditës së shtunë. Kmapioni i botës po bën maksimumin, por situata nuk duket kaq e mirë. Sipas raportimeve të The Sun, mjekët e “Bluve të Londrës” nuk janë optimistë për rikuperimin e mesfushorit.

Kante humbi dy ndeshjet e fundit në kampionat për shkak të një problemi në kofshë, ndërsa tani rrezikon finalen e madhe. Nëse nuk ia del, francezi do t’i bashkohej listës së mungesave, që përbëhet nga Rudiger, Loftus-Çik dhe Hudson-Odoi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online