Triumfojnë Raptors e Nuggets, Rockets fluturojnë me Harden

Toronto Raptors nuk ndalen as nga Brooklyn Nets, teksa kanë fituar 105-115. Pascal Siakam dhe Kaëhi Leonard, me 28 dhe 26 pikë udhëhoqën si zakonisht kanadezët drejt triumfit. Denver Nuggets dhe San Antonio Spurs u përballen mes tyre, në një ndeshje që pritej të ishte e ekuilibruar. Përfundimi, 113-85 për skuadrën vendase.

Los Angeles Clippers nuk i ka bërë dot ballë Houston Rockets, që fitoi 103-135. James Harden (31 pikë, 7 asiste, 7 rikuperime) dhe Chris Paul (29 pikë, 7 asiste, 5 rikuperime) ishin ata që shkëlqyen dhe i dhanë fitoren skuadrës së tyre. Utah Jazz likuidoi Phoenix Suns 97-118. Donovan Mitchell dhe Joe Ingles spikatën me 29 dhe 27 pikë.

Andre Drummond (28 pikë, 3 asiste, 19 rikuperime) nuk ia doli dot t’i jepte fitoren Detroit Pistons. Ishin Indiana Pacers që triumfuan 89-108. Atlanta Hawks befasoi Philadelphia 76ers me shifrat 130-122. Trae Young, me 33 pikë, 12 asiste dhe 7 rikuperime, ishte më i miri në parket për të dyja skuadrat.

Boston Celtics  bëri detyrën duke fituar 102-112 kundër Miami Heat, sikurse Portland Trail Blazers ndaj Memphis Grizzlies. Ky takim përfundoi 116-89. Karl-Anthony Towns (28 pikë, 3 asiste, 13 rikuperime) udhëhoqi Minnesota Timberwolves në triumfin 108-110 kundër Dallas Maverikcs. Julius Randle (34 pikë, 3 asiste, 11 rikuperime) bëri më mirë se Kemba Walker (32 pikë, 7 asiste, 3 rikuperime), por New Orleans Pelicans u mposhtën nga Charlotte Hornets 109-115.

Detroit Pistons-Indiana Pacers 89-108
Orlando Magic-New York Knicks 114-100
Washington Wizards-Chicago Bulls 114-115
Atlanta Hawks-Philadelphia 76ers 130-122
Brooklyn Nets-Toronto Raptors 105-115
Miami Heat-Boston Celtics 102-112
New Orleans Pelicans-Charlotte Hornets 109-115
Dallas Maverikcs-Minnesota Timberwolves 108-110
Denver Nuggets-San Antonio Spurs 113-85
Phoenix Suns-Utah Jazz 97-118
Portland Trail Blazers-Memphis Grizzlies 116-89
Los Angeles Clippers-Houston Rockets 103-135

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online