VIDEO / Hakmerret Murinjo, demaskon në konferencë gazetarin

Tabloidi i njohur anglez “The Sun” publikoi ditën e djeshme një lajm ku shkruhej se Zinedin Zidan kishte marrë në telefon trajneri e Mançester Junajtid, Zhoze Murinjo, për ta qetësuar këtë të fundit në lidhje me lajmet e shumta që e cilësojnë teknikun francez si pasuesin e tij te “Djajtë e Kuq”.

Autori i këtij lajmi ishte korrespodenti i Mançester Junajtid, Neill Kërtis, të cilin Murinjo ka pasur mundësinë ta njoh mirë gjatë dy vite e gjysmë punë te “djajtë e kuq”. Në konferencën para ndeshjes ndaj Valencias, një gazetar spanjoll pyet trajnerin portugez mbi telefonatën e Zidan. Murinjo qesh dhe shfrytëzon këtë rast për të demaskuar gazetarin trillues para të gjithëve.

“Këtë pyetje mund t’ia bësh kolegut që ke mbrapa. Ai e ka shkruar atë histori”, u përgjigj Mou, Kërtis  më pas u përgjig me ironi : Po, sigurisht që ai e ka shkruar. Mou nuk e ka la të kalonte këtë reagim të gazetarit të “The Sun”, duke vazhduar me ironi: “Ai më ka vendosur një përgjues në telefon”

https://twitter.com/utdxtra/status/1046761486000025600

Neil Kërtis- Korrespondeti i “The Sun” për Mançester Junajtid

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *