Zinedin Mashash, lojtari i talentuar francez i cili u bashkua Napolit në janarin e 2018-ës, është përfshirë në një polemikë tek ekipi i Karpit, ku u huazua pak javë më parë. Sipas “Gazzeta Di Modenna”, 22-vjeçari ishte protagonisti i një zënke në stërvitje, ndërmjet tij dhe dy lojtarëve të tjerë.
Gjesti shumë i shëmtuar, por situata është tejet alarmante, pasi kemi të bëjmë me një episod të përsëritur tri herë brena një viti. Në shtatorin e kaluar, Mashash goditi në stërvitje trajnerin ndihmës tek ekipi i Tuluzës, ndërsa disa muaj më vonë u përfshi në një sherr me disa motorristë në Napoli.
Duke parë temperamentin delikat të 22-vjeçarit, drejtuesit e Karpit pritet ta anulojnë huazimin, ndërsa mbetet për t’u parë dhe vendimi i klubit të Napolit, që do ta kenë shumë të vështirë të gjejnë një skuadër tjetër për “rebelin” nga Franca.