Treshe super në sulm, ja kush mund të jetë “Muzaka” i Flamurtarit

Ilir Daja është “strateg”. Nuk i pëlqen të bëjë shumë aventura. Këtë e ka treguar edhe te Skënderbeu, ku ndryshimet në formacion erdhën vetëm pasi ishte siguruar titulli kampion. Tani te Flamurtari bazën e formacionit e ka, por sigurisht që i duhen edhe alternativa.

Për sulmin treshen e titullarëve e ka të një niveli mjaft të lartë. Tomislav Bushiç, po të mos kishte qenë për dëmtimet që kaloi, do kishte arritur të shënonte edhe më shumë gola. Gjithsesi prania e tij në fushë ka qenë thelbësore.

Gjatë kohës që mungoi u pa se sa i rëndësishëm ishte për skuadrën. Askush nuk mund ta bënte punën e tij dhe ta çonte skuadrën përpara. Por këtë sezon ai mund të jetë edhe më i rrezikshëm, pasi në krah do të ketë edhe dy lojtarë të tjerë me cilësi shumë të mira teknike.

Agustin Torasa është zyrtarizuar për një vit, ndërkohë që pritet të ndodhë e njëjta gjë edhe me Elton Kale. Të dy nuk është se shënojnë shumë, por krijojnë hapësira dhe për Bushiç, si dhe asitojnë. Problemi do të jenë alternativat nëse ndonjëri prej tyre mungon.

Gjithsesi tanimë Ilir Dajës i duhet të mendojë për ekuilibrin pas. Për të është shumë i rëndësishëm dhe Batha e Useini në qendër të mesfushës garantojnë siguri. Duhet edhe një i tretë. Ai që mund të bëjë punë është Emiljano Musta.

Elbasanasi është nga ata që vrapon shumë dhe mund të jetë “Muzaka” i Flamurtarit. Mesfushori është mjaft i fortë edhe në goditjet standarde dhe nuk është se nuk ka luajtur më parë në qendër të mesfushës. Magani e ka përdorur shpesh te Teuta në atë pozicion dhe mund të jetë një alternatovë shumë e mirë për Dajën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online