Bicaj nuk mjafton, Shkëmbi do dhe një mbrojtës tjetër

Ditmar Bicaj u zyrtarizua nga skuadra e Teutës para pak ditësh. Trajneri Bledi Shkëmbi u qetësua disi për mbrojtjen, por është ende në alarm, pasi skuadra e tij ka nevojë dhe për mbrojtës të tjerë. Afrimi i Bicajt cilësohet një lëvizje e mirë, pasi lezhjani ka eksperiencë të madhe në kampionatin shqiptar, por ai nuk mjafton.

Durrsakët janë në merkato për një tjetër mbrojtës. Shkëmbi ka momentalisht në dispozicion Bicajn, Shkallën dhe Jurgen Voglin akoma të pazyrtarizuar. Ish-lojtari i Egnatias po stërvitet me ekipin dhe ndodhet në fazën përgatitore.

Ante Hërkaç mbetet ende një çështje e ndërlikuar, pasi nuk dihet se si do të marrë zgjdhje kjo çështje. I sigurt është fakti se lojtari nuk kthehet më në Shqipëri. Në kushte të tilla, numri një i stolit ka kërkuar te drejtuesit e tij minimalisht dhe një mbrojtës tjetër qendre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online