Ka qenë me fat Trepça në shortin e Ligës së Kampioneve, sepse nëse ndërton një skuadër cilësore dhe e merr seriozisht e pa frikë, mund të bëjë mrekullinë.
Pasi u vendos përballë Vikingurit nga Ishujt Faroe në turin e parë kualifikues në Champions League, skuadra kampione e Kosovës ka mësuar edhe rivalin e turit të dytë, natyrisht nëse kualifikohet.
Do të jetë Hafnarfjorduri i Islandës rivali i turit të dytë, kampion i Islandës në dy vitet e fundit, 8 herë kampion i vendit të vogël nordik.
Në kupat e Europës Hafnarfjorduri ka shumë eksperiencë, sepse ka luajtur 28 ndeshje në total, duke fituar 12 herë e duke humbur 16 herë.
Gjithsesi, nuk është se ka pasur suksese madhore në Europë, duke pasur rekord kualifikimin deri në turin e tretë të Europa League 2014/15.