Elbasani do të ndeshet me Lushnjen në javën e shtatë të Kategorisë së Parë, por dy herë kampionët e vendit duhet të shtegtojnë. Edhe pse “Elbasan Arena” konsiderohet stadiumi i tyre, Elbasani do ta luajë ndeshjen e kësaj jave në Cërrik, ditën e hënë.
Kjo shtyrje është bërë për shkak se “Elbasan Arena” nuk mund të presë tre ndeshje në tre ditë. Sot ishte Shqipëria U17 që zbriti në fushë ndaj 17-vjeçarëve të Norvegjisë, ndërsa të dielën Laçi do të presë Kukësin, sfidë kjo e vlefshme për javën e 10-të të Superiore.
Ndeshja mes Elbasanit dhe Lushnjes ishte programuar që të luhej të shtunën, por është njoftuar që takimi do të spostohet për 48 orë. Gjëra që ndodhin në Shqipëri, por të paktën të planifikoheshin pak më herët!