Tite shpall listën e Brazilit, më në fund një ftesë për mesfushorin e Napolit

Trajneri i Brazilit Tite ka prezantuar ditën e sotme listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet miqësore të nëntorit ndaj Uruguait dhe Kamerunit. Në listën me23 lojtarë të Tites ka disa emra të rinj që provojnë të veshin për herë të parë fanellën e “Seleçaos”.

Emri që ka bërë më shumë bujë është ai mesfushorit të Napolit Alan. 27-vjeçari prej vitesh ka qenë në radarin e kombëtares, por kurrë nuk kishte arritur që të merrte një ftesë nga Tite ose paraardhësit e tij, Dunga e Skolari.

Ndërkohë, është rikthyer në kombëtare Paulinjo dhe është lënë jashtë futbollisti tjetër i kampionatit kinez Renato Augusto. Përfaqësues i kampionatit brazilian në këtë grumbullim është qendërmbrojtësi i Kruzeiros Dede, ndërsa një ftesë ka ardhur dhe për portierin e Kruzeiros, Brazao. Gardiani 18-vjeçar ende nuk ka debutuar si profesionist, por nuk është hera e parë që Tite ia beson vendin e portierit të tretë një të riu premtues.

https://twitter.com/BrazilStat/status/1055825241744818176

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online