Tre kontrata për një vit, lojtari i Rejnxhërsit për rekord

“E kam thënë me bindje se Morelos nuk do të largohet dhe fjala ime doli”, kështu u shpreh Stiven Xherrard pasi sulmuesi i tij, Alfredo Morelos rinovoi kontratën sot, për herë të tretë brenda këtij sezoni.

Bomberi kolumbian ka shënuar 28 gola me fanellën e Rejnxhërsit dhe është absolutisht lojtari më i mirë që ka skuadra skoceze. Bordo, Kardif dhe Nisa ishin skuadrat e interesuara për shërbimet e Morelos, por Stiven Xherrard nuk ka lejuar largimin e 22-vjeçarit, që do të qëndrojë në Gllasgou.

Morelos ka krijuar raporte të mira dhe me sulmuesin shqiptar, Eros Grezda, me lojtarin kuqezi që ka asistuar dhe dy nga golat e sulmuesit në kampionat. Forma e kolumbianit po mban në stol një nga sulmuesit më të njohur anglezë, Zhermein Defo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *