Lorenc Trashi ka treguar për “Supersport” në emisionin “Gol pas Goli” se ai dhe lojtarët e tjerë që në të shkuarën kanë luajtur një derbi i kanë treguar pjesës tjetër të skuadrës emocionet e një sfidë të tillë.
“Më kishte munguar derbi, pasi krijohet atmosferë shumë e bukur dhe çdo tifoz do e donte një derbi të tillë”.
“Nuk ishte një ndeshje e lehtë. jemi munduar që të përqendroheshim. Bëmë diçka ndryshe, pasi jemi vetëm 4 lojtarë që kishim qenë në fushë nga e shkuara dhe kemi futur frymën, ju kemi treguar për emocionet dhe rezultoi pozitive”.
“Nuk mund të them se Tirana ishte shumë dobët, por ne e vumë në vështirësi dhe kjo ishte e gjitha”.
“Gega ka bërë një punë shumë të mirë, na bën mbledhje dhe na thekson që nuk duhet të kalojmë në eufori. Kemi një marrëdhënie shumë të mirë dhe jashtë fushe, çka ka ndikuar shumë. Ka një kulturë tjetër nga trajnerët e tjerë. Profesori ka jetuar jashtë dhe ka tjetër kulturë”.
“Në këtë ndeshje kam sakrifikuar shumë, pasi kam kaluar dy ditë të vështira. Kam bërë disa eko për kofshën në këmbën e majtë dhe nuk kam dalë mirë, por kam këmbëngulur që të mos e humba këtë derbi. Ja dola mirë deri diku, derisa nuk mundi”.
“Premio? Presidenti nuk na ka lënë pas dore”.
“Nuk e di çfarë ka parë trajneri, por ta shohë kush ka bërë një gjuajtje në portë ne apo Tirana”.