Trashi sërish “xixa” në Vlorë, Gega ka nisur të shqetësohet

Lorec Trashi është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Partizanit, por në momente të caktuara tradhtohet dhe nga nervat. Edhen në Vlorë, gramshioti u pa tejet nervozuar që në disa momente të caktuar ishte mjaft i tensionuar. Në stadiumet shqiptare nuk mungojnë provokimet nga tifozët, por futbollistët nuk mund të reagojnë. Mëngjarashi u pa që të konfrontohej verbalist me disa tifozë në tribunën “VIP” të stadiumi “Flamurtari”.

Gjithçka nisi pas një kalimi të Torasë, çka solli entuziazëm te tifozeria vendase, e cila reagoi duke e veçuar këtë episod. Trashit nuk i pëlqeu ky moment dhe replikoi me një tifoz. E njëjta ngjarje ndodhi edhe në përfundim të ndeshjes, aq sa duhej sërish ndërhyrja e Olsi Ramës për të qetësuar situatën. Edhe në fushën e lojës nuk munguan momentet e ”xixave” me lojtarët e Flamurtarit.

Një shqetësim për Gegën, i cili ka ndërtuar me shumë kujdes një ekip me disiplinë dhe rregulla. Trashi e pësoi pak javë më parë, por ky veprim duhet t’i nxitë drejtuesit që të gjejnë një zgjidhje. Siç mësohet, problemi i vërtetë në rastin e parë të tensionit të mbrojtësit ka qenë fakti se ai nuk është graduar si zëvendëskapiten nga skuadra. Belica është përzgjedhur si lojtari i cili do të mbajë shiritin në rast se Hoxha nuk do të jetë në fushën e blertë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *