Trashi: Kombëtarja një ëndërr, ju tregoj sekretin e Partizanit!

Lorenc Trashi është në formë të shkëlqyer për Partizanin dhe shumëkush priste ndoshta një ftesë nga Kombëtarja. Ylli i të kuqve foli për këtë çështje në emisionin “Gol pas Goli”, por zbuloi edhe çelësin e suksesit të Partizanit në këtë sezon.

“Zhvilluam një paraqitje shumë të mirë, duke ardhur edhe pas një ndeshje jo të mirë në derbi, por kur morëm tre pikë. E kishim vlerësuar në maksimum, i trembeshim euforisë, por u treguam shumë të kujdesshëm dhe ia dolëm me sukses”.

“Kombëtarja? Çdo lojtar do të dëshironte të ishte pjesë e një grumbullimi, sepse është kulmi. Gjithsesi, unë nuk mund të komentoj zgjedhjet e trajnerit dhe nuk më mbetet veçse të pres momentin tim, i cili shpresoj të vijë shumë shpejt dhe të jem pjesë e Kombëtares”.

“Ndryshimi i këtij Partizani me sezonet e kaluara? Ekipet e Partizanit në sezonet e kaluara, ka qenë pjesa që tifozët dhe mediat kanë pritur shumë. Na kanë bërë kampionë, para se të niste kampionati. Për ekipin e këtij viti, tifozët fillimisht nuk kishin shumë besim, duke parë emrat e rinj dhe përforcimin e rivalëve”.

“Ndikimi i drejtorit Rama dhe trajnerit Gega? Drejtori Rama dhe trajneri Gega kanë bërë një punë shumë të mirë. E kanë mbajtur ekipin me këmbë në tokë dhe na kanë qëndruar shumë pranë. Çelsi i suksesit është fakti se trajneri sillet si shok me ne”.

“Premio pas derbit? Sigurisht e kam thënë që presidenti nuk na lë pas dorë dhe na vlerësoi pasi fituam në derbi”.

Më pas Trashi ka folur edhe për mediat e pranishme: “Nuk prisnim një rezultat të tillë, por prisnim të bënim një lojë të mirë. Sa i takon pozicionit, kam folur me trajnerin dhe për momentin është menduar të luaj në të majtë të mbrojtjes”.

“Kukësi? Ata kanë bërë merkato shumë të mirë, do jetë një ndeshje shumë e fortë. Do i shohim dhe do i analizojmë. Pastaj ia lëmë fushës”.

“Rivali më fortë për titull? Janë 5-6 ekipe të forta. Ju mund ta shihni që edhe Laçi është 13 pikë sot dhe nuk mund të thuash që është Kukësi, Partizani dhe Skënderbeu. janë të gjitha në valle”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online