Lorenc Trashi, i cili këtë sezon luajti si mbrojtës i majtë, pas fitimit të titullit kampion foli për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport: “Është viti i pestë këtu, kam dhënë shumë për këtë ekip. Jam munduar për titullin, kam pritur pesë vite. Janë shumë. Imagjino tifozët që priten 26 vite. Dot duhet të jemi të gjithë bashkë”.
“Nuk e mendoj se nuk kanë qenë ekipet e tjera në nivelin tonë. Kukësi ka ekip të mirë. Kemi bërë diferencë në momente të veçanta. Grupi ka bërë diferencën, e shikoni vetë harmoninë. Falënderoj presidentin, trajnerin dhe të gjithë, edhe Telushin që po më pret (qesh)”.
“Vazhdimësia? Na takon të respektojmë kampionatin, gara për Europë dhe mbijetesë vazhdon. Drejtuesin po punojnë për Champions-in. Nëse bëhen 2-3 afrime cilësore, do ishte gjë e mirë. Skënderbeu ka bërë mirë, por me lojtarë shumë cilësorë. Kemi nevojë për përforcime”.
“Dedikimi? Falënderoj familjen që më ka mbështetur dhe më ka qëndruar pranë. Jam këtu falë mbështetjes së tyre dhe punës sime. E them me përulësi këtë. E falënderoj shumë familjen time”.