Trajneri Sala jep lajmin e mirë, takim për të ardhmen e Ilirisë

Skuadra e Ilirisë ka 40 ditë që ka marrë pushimet dhe gjatë kësaj periudhe janë larguar disa futbollistë. Pritja e gjatë, e kushtëzuar kjo edhe nga administrimi prej bashkisë, duket se do të përfundojë. Trajneri Fatmir Sala jep lajmin e mirë se të zgjedhurit e rinj në bashki kanë menduar për Ilirinë.

“Këto ditë të para të muajit korrik, të zgjedhurit e rinj në bashkinë e Fushë-Krujës kanë treguar interes edhe për skuadrën e Ilirisë. Administratori Ilir Loci na ka sjellë mbështetjen e kryetarit të ri të bashkisë dhe javën e ardhshme do të mblidhemi për të parë situatën në skuadër. Do jetë takim me objektiva të qarta nga të gjitha palët”, theksoi tekniku Sala.

Tekniku fushë-krujas deklaron për SportEkspres.com edhe planin e merkatos: “Gjatë kësaj periudhe janë larguar disa futbollistë. Në dijeninë time, disa të tjerëve që u kanë përfunduar kontratat me Ilirinë thuajse janë larguar. Do mbështetemi te lojtarët nga ekipi i të rinjve dhe pastaj do shikojmë mundësi për merkato. Pas datës 20 korrik është menduar që të nisim përgatitjet për sezonin e ri”.

AGRON KAJA

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online