Trajneri italian i Sherifit: Kukësi i vështirë, si çdo kampion

0

Trajneri i Sherif Tiraspolit është italiani Roberto Bordin, një emër i panjohur në Shqipëri, por me një eksperiencë të madhe si ndihmëstrajner e trajner i parë në Serinë B italiane, para hapit të madh, me kalimin te Sherifi, një klub shumë i pasur.

Bordin ka folur për faqen zyrtare të klubit moldav, që duhet thënë se është shumë më e organizuar dhe e pasur se faqen e klubeve tona.

Italiani ka vlerësuar futbollin shqiptar dhe i druhet Kukësit.

Tani e njohim kundërshtarin tonë në Champions League. Ç’mund të na thoni për Kukësin?

E kam thënë edhe në intervista të tjera, çdo rival është i vështirë, pavarësisht nga emri që mbart. Të gjitha janë kampione në vendet përkatëse. Për mua Kukësi është një skuadër shumë e mirë. Do të jetë e vështirë, por do të mundohemi t’i mposhtim.

Sa e njihni futbollin shqiptar?

Kam pak njohuri për Shqipërinë. Më kanë thënë që futbolli shqiptar është në rritje, skuadrat po paraqiten mirë në arenën ndërkombëtare. Kukësi luftoi deri në fund për titull me Partizanin, pak a shumë si ne me Daçian (Sherifi e fitoi me 11-metërsha titullin, në ndeshje shtesë). Të shohim, fusha do të tregojë kush është më i fortë.

Sa e rëndësishme është ta luash ndeshjen e parë në shtëpi apo në udhëtim?

Rëndësi ka të përgatitesh mirë. Nëse përgatitesh mirë, nuk ka fare rëndësi ku e luan ndeshjen e parë. Faktori psikologjik është i rëndësishëm, Champions League mbart shumë emocione. Kundërshtari është i fortë. Ndoshta është më mirë që e luajmë ndeshjen e parë në shtëpi. Do të mundohemi të marrim rezultatin më të mirë të mundshëm.

Skuadra po pëson ndryshime. Si do të ndikojë fakti që janë larguar disa lojtarë me peshë?

Unë kujdesem për grupin aktual, jam i kënaqur që do të luftojmë për titull dhe Champions League. Është një mundësi unike, për t’u përgatitur mirë me skuadrën aktuale, si dhe me përforcimet që presim.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.