Goditja e radhës për Kukësin, vjen edhe një mesfushor izraelit

Nuk ndalet më Kukësi, sepse tashmë ka mbyllur edhe përforcimin e radhës. Mesfushori Siraj Naser është praktikisht i Kukësit dhe nesër klubi do ta zyrtarizojë si afrimin e radhës.

26-vjeçari është një dëshirë e trajnerit Ernest Gjoka dhe afrimi i tij në skuadër do të ishte një përforcim me shumë vlerë. Për gjashtë sezone është aktivizuar në kampionët e Hapoel Beer Shevas, duke zhvilluar plot 162 takime dhe realizuar 21 gola.

Në sezonin 2015/16 u aktivizua me Hapoelin e Tel Avivit, ndërsa sezonin e fundit ka luajtur me Bnei Sahnin, ku është aktivizuar në 33 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 2 gola e dhënë 3 asiste. Bnei Sahnin e mbylli kampionatin në vendin e pestë.

Bëhet fjalë për një anësor të majtë, i aftë të ndihmojë sulmin dhe mbrojtjen, ndërsa ka një teknikë të nivelit të lartë.

Kërkesat financiare të futbollistit ishin të larta, por është gjetur marrëveshja që ka kënaqur të gjitha palët dhe brenda pak ditësh mesfushori do të jetë në Shqipëri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online