Trajneri i ri i Kukësit, Ramadan Ndreu sqaron situatën

Armando Cungu është larguar nga drejtimi i Kukësit dhe pritet të mësohet se kush do jetë pasuesi i tij. Emri më i lakuar është ai i Ramadan Ndreut, krutanit që aktualisht mban postin drejtorit menaxherial. SportEkspres.com ka kontaktuar me vetë Ndreun, i cili thekson se ende nuk është marrë një vendim.

“Tashmë ka vetëm një fakt, që trajneri Cungu është larguar nga drejtimi i Kukësit. Por, ende nuk është vendosur për pasuesin e tij, për të cilin është folur e shkruar se do të jem unë. Nesër (të hënën) besoj se do të ketë një vendim më të qartë për këtë pozicion te Kukësi”, deklaroi Ramadan Ndreu.

Dy humbjet e fundit që Kukësi ka pësuar me Tiranën dhe Teutën bënë që në klubin verilindor të bënin këtë lëvizje në pankinë. Verilindorët renditen në vendin e tretë në kampionat dhe numërojnë 8 pikë më pak se Partizani kryesues, që nga ana tjetër ka edhe një ndeshje më pak dhe luan sot me Laçin.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *