Trajneri i ri i kombëtares, Edi Reja lëshon “bombën”

Edoardo Reja ka marrë një ofertë zyrtare nga FSHF për të drejtuar kombëtaren shqiptare të futbollit. Trajneri e konfirmoi vetë këtë gjë për mediat italiane, ku tha se është takuar me presidentin e Federatës Shqiptare, por i ka kërkuar 24 orë kohë që të mendohet. Gjithashtu, Reja tha se vendimi i tij do të ndikohet nga ndeshja Andorra-Shqipëri. Laciali nuk mund të linte pa përmenduar as portierin Thoma Strakosha, për të cilin tha se dënimi ishte i tepruar.

“Dje shkova të flas me federatën, mora 24 orë kohë për të vendosur. Varet çfarë do bëjë Andorra sot”. Ai komentoi edhe dënimin që ish trajneri Krisitian Panuçi kishte marrë për Strakoshën: “Një vonesë e vogël është e pranueshme, m’u duk i tepruar dënimi“, ka deklaruar Reja për “Cittaceleste.it“.

ÇFARË THA DUKA PËR REJËN – “Edi Rejan e kam takuar në stadium pas ndeshjes, kishte ardhur për punët e tij, për të vëzhguar disa futbollistë. Nuk di ta them tanët apo të Turqisë. Nuk kam menduar asgjë se kush do të jetë trajner i Shqipërisë. Pas ndeshjes me Andorrën do të mendojmë për teknikun që i duhet skuadrës së bashku me stadin teknik të federatës. Nuk është një gjë e lehtë”, u shpreh për Supersport kreu i FSHF-së, Armand Duka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *