Trajneri i kombëtares, liga dhe financat, Duka zbulon lëvizjet e fundit

Pas përfundimit të Asamblesë së Përgjithshme, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit foli për mediat. Armando Duka u përgjigj mbi disa çështja, ku u ndal te trajneri i ri i Kombëtares, stadiumi “Arena Kombëtare”, por jo vetëm. Gjithashtu, presidenti i Federatës foli dhe mbi dhunën në stadiume, ku përmendi dhe bashkëpunimin me Policinë.

ASAMBLEJA – “Gjëra e rëndësishme në këtë asamble është e qartë, që ne duhet të bëjmë një hap ndryshe sot. Të bëjmë një hap cilësor për ndryshimin e futbollit në Shqipëri. Futbolli ka pasur një zhvillim të jashtëzakonshëm deri më sot. Ka nevojë për një hap tjetër cilësor, për një organizim më të mirë të anëtarëve të tij, për një modernizim të lojës, për një reformin të anëtarëve, gjë që duhet të bëjmë nëpërmjet politikave apo sistemit të licensimeve që ka federata e futbollit dhe nëpërmjet ndryshimeve ligjore për të ndihmuar jo vetëm klubet, por edhe njerëzit dhe individët që investojnë në futboll.”

OBJEKTIVAT E FEDERATËS – “Mendoj që kemi një federatë të konsoliduar. Duhet të kemi anëtarë të organizuar mirë dhe në rast se ndodh kjo gjë patjetër që do të prodhojnë një futboll akoma më të mirë.”

TRAJNERI I KOMBËTARES – “Asambleja ka marrë kohën e vet të përgatitjes, si nga ana ime si nga pjesa tjetër e stafit. Detyra tjetër tashmë që përfunduam asamblenë është të plotësojmë stafin kombëtar gjatë kësaj jave.”

FINANCAT DHE ORGANIZIMI I KLUBEVE – “Kur themi klubet, klubet janë shumë, pasi janë jo vetëm të kategorisë superiore. Nëse do të marrim në këtë këndvështrim nuk janë solide. Nëse mendojmë për të hedhur atë hap cilësor, të gjithë anëtarët tanë duhet të jenë solidë. Futbolli nuk duhet të presë financime nga jashtë, por duhet t’i prodhojë vetë dhe për këtë arsye duhet të jenë më të organizuar klubet. Kur them klubet, nuk flas vetëm për Kategorinë Superiore që janë në nivelin maksimal, por kemi dhe klubet e Kategorisë së tretë. Për këtë arsye duhet të bëjmë maksimumin që t’i rrisim për të prodhuar një futboll sa më të sigurt.”

DHUNA NË STADIUME DHE BASHKËPUNIMI ME POLICINË – “Me policinë e shtetit bashkëpunimi i federatës dhe i klubeve gjatë kësaj kohe ka qenë shumë i mirë. Çdokush ka marrë përsipër detyrat e veta, federata dhe klubet organizimin dhe policia ruajtjen e rendit dhe kordinimi dhe bashkëpunimi mes nesh ka qenë më i mirë. E kam thënë dhe herë tjetër, futbolli është garë dhe emocion dhe herë pas here mund të shfaqen probleme të tilla. Problemi është se si sillemi ne me këto fenomene dhe si duhet t’i eleminojmë. Të gjithë bashkë, jo vetëm federata apo klubet, por të gjithë bashkë.”

LIGA PROFESIONISTE – “Liga profesioniste është regjistruar dhe ka nisur aktivitetin e saj dhe avash avash do të marrë të gjithë atributet që i takojnë.”

ARENA KOMBËTARE – “Edhe dje e kam vizituar “Arenën Kombëtare”, po punohet me shumë itensitet. Objektivi që i kemi vënë Kompanisë është qershori, pra inagurimi i “Arenës Kombëtare” në qershor.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *