Trajneri i Bolognas që dikur ishte te Milani e ndoqi nga spitali, telefonoi i emocionuar ekipin pasi ndali Interin: Biseda ishte…intime

Bologna arriti një tjetër rezultat tronditës në Serinë A. Pasi ndalën Milanin në transfertë në barazim, këtë herë mundën në shtëpi Interin. Trajneri Mihajlovic e ka ndjekur ndeshjen nga spitali dhe menjëherë pas përfundimit të saj, si një ish-milanist, ka telefonuar mes emocioneve ekipin e tij. Lorenzo De Silvestri ka folur në “Sky Sports”.

“Këtë sezon kemi qenë mirë me skuadrat e mëdha, kjo fitore është shumë e rëndësishme dhe e marrim në shtëpi, do të mundohemi ta shijojmë në maksimum këtë fund kampionati. Mihajlovic na telefonoi pas ndeshjes dhe na emocionoi, ishte shumë i lumtur që foli me ne, një pjesë shumë reale po e shohim vetëm me emocionet që na transmeton. Gjithçka që po kalon më bën të mendoj shumë dhe sinqerisht ato që i thamë njëri-tjetrit nuk dua t’ju them sepse janë gjëra shumë intime”, tha De Silvestri./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online