Tragjedia “Nuri”: Dembele, Klajvert&Co. i bëjnë dedikimin prekës

0

Abdelhak Nuri është emër që shumë pak vetë e njohin në Shqipëri. Djaloshi 21-vjeçar ishte dikur një ndër talentët më premtues të akademisë së mirënjohur të Ajaksit, si dhe kapiten i kombëtares së 19-vjeçarve të Holandës. E ardhmja dukej e ndritur… Por, një vit më parë në 8 korrik gjatë një miqësoreje ndaj Verder Bremenit, ndodhi tragjedia.

Nuri pësoi një atak kardiak dhe për ta bërë situatën më keq, mjekët e Ajaksit e neglizhuan situatën duke mos kryer procedurat e nevojshme për rregullimin e ritmit të zemrës së tij. Bluzat e bardha kujtuan se kishin të bënin me një marrje mendsh, por situata ishte më e rënda e mundshme.

Që prej atij momenti, Nuri, ose Api, siç e thërrasin të gjithë ndodhet në një koma artificiale në një prej spitaleve të Holandës. Doktorët nuk kanë më shpresa, por familjarët nuk pranojnë të fikin pajisjet që e mbajnë në jetë, dhe shpresojnë për një mrekulli nga lart.

Tragjedia e djaloshit, i cili konsiderohej Iniesta i ardhshëm ka prekur shumë lojtarë, të cilët kanë vendosur ta kujtojnë atë duke veshur në fanellë numrin e tij, 34-ën. Shokët e fëmijërisë Xhastin Klajvert (Roma) dhe Filipe Sandles (Mançester Siti) kanë marrë po të njëjtin numër. Amin Junes, ish-koleg i tij ka zgjedhur 34-ën të Napoli, ndërsa të njëjtin vendim ka marrë dhe talenti i Barcelonës Usman Dembele, i cili edhe pse nuk e njihte nga afër Nurin, është prekur shumë rëndë nga kjo tragjedi.

Nuri së bashku me dyshen e njohur të sulmit Luis Suarez dhe Klas-Jan Huntelar…
You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.