Ditën e sotme bota e futbollit u trondit nga lajmi se Hoze Antonio Rejes kishte ndërruar jetë në një aksident rrugor në vendlindjen e tij. Së bashku me 35-vjeçarin, ka humbur jetën edhe kushëriri i tij 23-vjeç, si dhe një nga pasagjerët është në gjendje të rëndë në spital.
Kur kanë kaluar disa orë nga tragjedia, së fundmi kanë dalë disa foto të aksidentit si dhe shkaku nga se ka ardhur. Sipas autoriteteve spanjolle, shpejtësia e lartë me të cilën po e drejtonte automjetin e tij tip Benz, ka sjellë aksidentin.
Fillimisht Rejes është përplasur me një shtyllë në anë të rrugës, gjë që ka sjellë humbjen e kontrollit të mjetit, që më pas është përmbysur për të përfunduar mes flakëve.