Tragjedi në Angli, rrëzohet helikopteri i pronarit të klubit të Premier Ligës

Një helikopter që i përket pronarit të Leister Sitit është rrëzuar jashtë stadiumit të Leisterot.

Fotografitë tregojnë një top të madh zjarri, ndërsa helikopteri u ngrit nga pista në 20.30 të mbrëmjes, por humbi kontrollin pak sekonda më vonë dhe u rrëzua në një parking makinash, shumë pranë stadiumit.

Pronari i Leisterit kishte qenë në stadium për ndeshjen shtëpiake kundër Uest Hemit dhe si zakonisht rreth 45 minuta pas ndeshjes helikopteri u ngrit për të nisur rrugëtimin e zakonshëm për në shtëpi, para se të rrëzohej.

Nuk dihet ende kush ishte brenda helikopterit, por zakonisht rreth 20 persona nga familja e presidentit, miliarderit tailandez Vichai Srivaddhanaprabha, udhëtojnë me helikopter.

Shumë tifozë ishin larguar nga stadiumi kur ndodhi aksidenti, por shumë të tjerë panë skenën e frikshme.

Srivaddhanaprabha e drejton Leisterin prej disa vitesh dhe në sezonin 2015/16 habiti botën, duke fituar Premier Ligën.

Premier League - Leicester City vs West Ham United

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *