Totenhemi mposht Milanin, Bonuçi nuk luan më

Sërish humbje për Milanin n International Champions Cup, por përtej rezultatit, një tjetër ndeshje pozitive për kuqezinjtë e Gatuzos.

Në Mineapolis fitoi Totenhemi 1-0, që para pak ditësh shkatërroi 4-1 Romën, par se të mundej me penallti nga Barcelona, ndërkohë që me penallti ishte mundur edhe Milani nga Mançester Junajtid.

Këtë radhë humbja e Milanit erdhi nga një gol i Nkudu në fillim të pjesës së dytë, në një sgfidë ku kuqezinjtë bënë disa gabime të pafalshme gjatë 90 minutave dhe humbëm raste të mira me Kutronen.

Debutoi kroati Alen Haliloviç, Romanjoli ishte kapiteni, ndërsa Leonardo Bonuçi qëndroi në stol për 90 minuta, sinjal se tashmë nuk është më pjesë e Milanit.

TOTTENHAM-MILAN 1-0

Shënues: 47′ N’Koudou

Tottenham (4-3-3): Vorm (46′ Gazzaniga); Walker-Peters, Eyoma, Sanchez (92′ Carter-Vickers), Georgiu (77′ Davies); Skipp, Marsh (77′ Aurier), Amos; Lucas Moura (62′ Eriksen), Llorente (62′ Son), N’Koudou. Tr. Pochettino.

Milan (4-3-3): Reina (46′ Donnarumma); Abate (69′ Antonelli), Musacchio, Romagnoli, Calabria; Kessié, Locatelli, Calhanoglu (78′ Mauri); Suso (46′ Halilovic), Cutrone (78′ Tsadjout), Borini (69′ Kalinic). Tr. Gattuso.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online