Totenhem likuidon Kardifin dhe sulmon kreun

Janë mbyllur gjysma e ndeshjeve, të vlefshme për javën e tetë të Premier Ligë. Totenhem  është mjaftuar me një fitore 1-0 ndaj Kardifit, për t’u ngjitur në vendin e tretë në kuotën e 18 pikëve. Golin e fitores për “gjelat” e shënoi Erik Dajer në minutën e nëntë të takimit.

Everton gjithashtu ka arritur një triumf mjaft me vlerë, në fushën e vështirë të Leister. Riçarlison dhe Sigurdson bërë të pavlefshëm barazimin e përkohshëm të Rikardo Pereirës. Bornmuth ndërkohë ka shkatërruar me poker golash Uotfordin në transfertë.

Bërnlej dhe Hadërsfilld kanë ndarë nga një pikë në barazimin 1-1, teksa dhe Uolves ka triumfuar në fushën e Kristal Palas me golin e Doherti. Në orën 18:30 do të zbresë në fushë Mançesteri i Murinjos, teksa nesër do të luajnë Arsenali, Çelsi, si dhe dueli kryesor i javës së tetë, Liverpul-Mançester Siti.

PREMIER LIGË / JAVA E 8-TË

Bërnlej-Hadërsfilld 1-1
Shënues: Voks 20’ / Shindler 66’
Kristal Palas-Uolves 0-1
Shënues: Doherti 57’
Totenhem-Kardif 1-0
Shënues: Dajer 9’
Leister-Everton 1-2
Shënues: Pereira 40’ / Riçarlison 7’, Sigurdson 77’
Uotford-Bornmuth 0-4
Shënues: Bruks 14’ King 33’ (pen.) , 45+1’, Uillson 46’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online