Në fillim të kësaj jave, u hodh shorti i fazës së 1/8-ave për UEFA Champions League. Goglat u treguan të pamëshirshme, teksa dy nga pretendentët kryesorë për fitimin e trofeut u vunë përballë njëri-tjetrit. Pikërisht Juventusi dhe Atletiko e Madridit do të pëplasin brirët në një duel të zjarrtë.
Lidhur me këtë përballje, ka folur një nga lojtarët simbol të klubit madrilen, Fernando Torres. “El Nino” aktualisht e vazhdon karrierën e tij në Japoni, me ekipin e Segan Tosu. 34-vjeçari ka komentuar shortin e ish-ekipit të tij, duke thënë se Atletiko duhet të luajë në mënyrën e saj dhe se Juventus është ekipi që duhet të shqetësohet për shortin që u ka rënë.
“Çfarë më frikëson te Juventusi? Asgjë. Frikë nga askush dhe asgjë. Në qoftë se, Atletiko luan me mentalitetin e zakonshëm dhe i menaxhon ndeshjet në mënyrën e saj, ajo që duhet të shqetësohet është Juventusi”.