Toronto Raptors nuk dinë të ndalen dhe këtë herë kanë mposhtur Cleveland Cavaliers me rezultatin 95-106. Kawhi Leonard, me 34 pikë të realizuara, ishte ai që shkëlqeu për kanadezët, të cilët morën fitoren e 20-të sezonale.
Kampionët në fuqi të Golden State Warriors janë mposhtur në Michigan. Detroit Pistons triumfoi 111-102. Stephen Curry u rikthye dhe realizoi 27 pikë, një më pak se Kevin Durant, por në fund Warrios u mposhtën për të nëntën herë.
Ndeshje mjaft e fortë ajo New York Knicks dhe Milwaukee Bucks, që u mbyll 136-134. Miqtë e nisën më mirë, por gradualisht Knicks e balancuan lojën dhe e çuan në shtesë. Në fund edhe fituan. Giannis Antetokounmpo ishte më i miri, me 33 pikë, 7 asiste e 19 topa të rikuperuar. Gjithsesi Knicks triumfuan në fund.
James Harden udhëhoqi Houston Rockets ne fitoren 121-105 të regjistruar ndaj Chicago Bulls. Ai shënoi 30 pikë, një më shumë se kundërshtari i tij Zach LaVine. Derrick Rose (26 pikë) nuk e ndihmoi dot Minnesota Timberwolves ndaj Boston Celtics. Këtë të fundit triumfuan 109-118, me Gordon Hayëard që shënoi 30 pikë, dha 8 asiste dhe rikuperoi 9 topa.
New York Knicks-Milwaukee Bucks 136-134
Detroit Pistons-Golden State Warriors 111-102
Washington Wizard-Brooklyn Nets 102-88
Cleveland Cavaliers-Toronto Raptors 95-106
Houston Rockets-Chicago Bulls 121-105
Minnesota Timberwolves-Boston Celtics 109-118
Sacramento Kings-Indiana Pacers 111-110