Golden State Warriors janë thyer. Ndodhi me Utah Jazz, në një ndeshje që u mbyll me rezultatin 108-103. Stephen Curry dhe Kevin Durant shënuan 32 dhe 30 pikë, por nuk mjaftuan që kampionët në fuqi të fitonin. Toronto Raptors ka treguar karakter dhe ka triumfuar ndaj Indiana Pacers 99-96. Përmbysja u arrit në periodën e katërt. Kawhi Leonard ra në sy me 28 pikë, 6 asiste dhe 10 topa të rikuperuar.
Milwaukee Bucks nuk e nisi mirë, por në fund fitoi ndaj Neë Orleans Pelicans 123-115. Giannis Antetokounmpo (28 pikë, 8 asiste dhe 8 topa të rikuperuar) ishte në lartësinë e duhur si zakonisht. James Harden (35 pikë, 9 asiste) udhëhoqi Houston Rockets në përballjen kundër Washington Wizards, që përfundoi 135-118.
Fitore e rëndësishme për San Antonio Spurs, që likuidoi 90-129 Orlando Magic. në rrugë të mbarë Philadelphia 76ers, që ndaj New York Kinicks regjistroi fitoren e 21-të sezonale. 131-109 u mbyll takimi, me Joel Embiid që shënoi 24 pikë dhe rikuperoi 10 topa. “Triple-double” për Ben Simmons: 13 pikë, 10 asiste, 11 topa të rikuperuar.
Derrick Rose me 33 pikët e shënuara ishte i pafuqishëm të shmangte humbjen e Minnesota Timberwolves kundër Detroit Pistons me shifrat 123-129. Blake Griffin (34 pikë) dhe Reggie Bullock (33 pikë) bënë që skuadra nga Michigani të fitonte në këtë takim të vështirë.
Orlando Magic-San Antonio Spurs 90-129
Philadelphia 76ers-New York Kinicks 131-109
Charlotte Hornets-Cleveland Cavaliers 110-99
Boston Celtics-Phoenix Suns 103-111
Toronto Raptors-Indiana Pacers 99-96
Milwaukee Bucks-New Orleans Pelicans 123-115
Minnesota Timberwolves-Detroit Pistons 123-129
Chicago Bulls-Brooklyn Nets 93-96
Houston Rockets-Washington Wizards 135-118
Utah Jazz-Golden State Warriors 108-103
Portland Trail Blazers-Memphis Grizzlies 99-92
Sacramento Kings-Oklahoma City Thunder 113-132