Bajerni akord me mbrojtësin francez? Reagon Atletiko e Madridit

Një lajm i bujshëm doli nga mediat spanjolle sa i përket Bajernit të Mynihut. Siç raportoi “Marca”, klubi bavarez kishte vendosur të paguante shumën e klauzolës së Lukas Hernandez. 22-vjeçari rinovoi klauzolën me Atletikon e Madridit deri në vitin 2024 dhe klauzola e largimit të tij është 80 milionë euro.

Bajerni ka vendosur ta paguajë këtë shumë dhe francezi do të mbërrijë në janar në Gjermani. Mbrojtësi i majtë është rritur shumë dhe ka arritur të lërë në stol Filipe Luis. Ai u shpall kampion bote me Francën në Rusi dhe është një nga më të mirët në rolin e tij.

Por, Atletiko e Madridit ka reaguar pas lajmit të publikuar, duke përgënjeshtruar gjithçka. “Duke konsideruar informacionet e publikuara në ‘Marca’, mbi një marrëveshje të supozuar të Bajernit me lojtarin tonë Lukas Hernandez dhe faktin që gjermanët do të paguajnë shifrën e klauzolës, Atletiko Madrid dëshiron të bëjë të ditur se ka biseduar me lojtarin, i cili mohon ekzistencën e akordit me Bajernin dhe synimin për t’u larguar nga Atletiko. Nga ana tjetër, duke marrë parasysh raportet e mira midis klubeve tona, presidenti i Bajernit ka telefonuar presidentin tonë për të mohuar këtë operacion për mbrojtësin francez”, thuhet në deklaratën e klubit madrilien.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online