Toro qetëson Laçin, vihet nën urdhrat e Mërgjyshit

Laçi është i detyruar të luajë në fushë asnjanëse me Teutën, për shkak se fusha në stadiumin e tyre është mbjellë. Ishte një vendim i detyruar dhe tanimë kurbinasit do të luajnë në “Elbasan Arena”, të paktën ndaj durrsakëve.

Gjatë këtyre ditëve trajneri Artan Mërgjyshi ka pasur një shqetësim, pasi në stërvitje ka munguar kiliani Sebastian Toro. Mbrojtësi qendror ka kaluar një helmim dhe tashmë gjendja e tij është përmirësuar.

Prej ditës së djeshme ai ka dalë në stërvitje. Fillimisht ka punuar i veçuar nga grupi, kurse sot e ka zhvilluar të plotë seancën. Toro, pasi është përmirësuar fizikisht, ka luajtur titullar me kurbinasit.

gatishmëria e tij për ndeshjen me Teutën është e rëndësishme, pasi për momentin i dëmtuar është edhe Jon Mersinaj. I riu që prej ndeshjes me Kastriotin ka mbetur jashtë. Gjithashtu ende nuk është gati për lojë edhe Denis Pjeshka, i cili vijon fazën riaftësuese pas operimit të kryer në verë.

Toro, në stërvitje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online