Tomori po përgatitet në Sarandë, ndërkohë që drejtuesit po punojnë për të përforcuar skuadrën edhe me disa lojtarë të tjerë. Objektivi ishte gjetja e një qendërmbrojtësi dhe tashmë e kanë zyrtarizuar një të tillë.
Nga Tërbuni beratasit kanë marrë shkodranin Dritmir Beci, i cili sezonin e shkuar është aktivizuar në 26 takime si titullar me pukjanët. Edhe pse mbrojtës, ai pat shënuar dy gola. Shkodrani, produkt i moshave të Vllaznisë, ka mbërritur në Berat dhe ka nënshkruar kontratën që e lidh për një vit me Tomorin.
Më pas ka ardhur edhe zyrtarizimi: “Sot Tomori ka nënshkruar marrëveshjen 1 vjeçare me mbrojtësin shkodran Ditmir Beci”. Tanimë në Berat janë hedhur në kërkim edhe të një tjetër portieri, pasi vetëm Mikel Kaloshi është në dispozicion të stafit teknik për mbrojtjen e katërkëndëshit.