Tokio e çmendur pas Mejuedhër, boksier merr një tjetër çek rekord

Fllojd Mejuedhër do të rikthehet në ring më datë 31 dhjetor ku do të sfidojë në Tokio, kikboksierin 20-vjeçar Tenshin Nasukaua. Për momentin nuk bëhet e ditur nëse dueli mes tyre do të zhvillohet në bazë të rregullores së boksit apo kikboksit, por mediet japoneze kanë zbuluar shumat marramendëse që do përfitoja secila palë e këtij dueli.

Sipas “Tokyo Sports”, Mejuedhër do të fusë në xhep 62 milionë dollarë për këtë duel, që është i pari për të jashtë territorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku është ndeshur 50 herë përgjatë 22 viteve.

Ndërkohë, pritet që kjo shumë të rritet akoma më shumë në varësi të të ardhurave që do të vijnë nga shitjet e të drejtës televizive, gjithsesi është e sigurt se fitimet nuk do t’i afrohen shumës rekord prej 200 milionë dollarësh që Mejuedhër mori për duelin ndaj irlandezit Konor MekGregor në Gusht të 2017-ës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online