Tohir: Nuk kam kohë për Interin, dua të largohem

Erik Tohir dhe Interi: një dashuri që nuk u bë kurrë realitet dhe tashmë divorci është pranë. Vetë presidenti zikaltër, duke folur në një gazetë në Indonezi, zbulon se është gati të shesë dhe 30% të aksioneve të klubit, që i kanë mbetur.

“Lojrat Aziatike më kanë detyruar të braktis shumë poste drejtuese, përveç atyre të presidentit të ANTV dhe të Interit. Kam shkuar çdo muaj në Milano, ndërsa tani ka që në prill pa shkuar. Do ta takoj skuadrën në Singapor më 27 korrik, për ndeshjen kundër Bajernit.

“Kam kërkuar që të largohem nga Interi gjatë takimit të fundit me aksionerët, u thashë që nuk mund të jem shumë i pranishëm, por më thanë se ishte gjithçka në rregull, edhe kështu. Suning është i pranishëm çdo ditë në Milano, pasi aty është Stivën Zhang, i bili i pronarit, ashtu si shefi i Suningut, Liu Zhun”.

“Pse zgjodha Suningun për t’i shitur klubin? Konkurrenca në treg është bërë e frikshme, duhen para pa fund për të blerë lojtarë. Suning njeh mirë futbollin kinez, aty ka 100 milionë tifozë të Interit, ndaj mendova se do të ishte një marrëveshje me fitim për të gjithë dhe kjo ka ndodhur, sepse buxheti i klubit është trefishuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online