Tjetër “show” i Murinjos, konferencë dhe… braktisje!

Zhoze Murinjo ka dhuruar spektaklin e radhës në konferencën për shtyp. Trajneri i Mançester Junajtid ka lajmëruar gazetarët për një konferencë ndryshe, që ka nisur në orën tetë të mëngjesit.

Të gjithë gati dhe të pranishëm për të dëgjuar ndonjë lajm të bujshëm, por trajneri nga Setubal u është përgjigjur gjashtë pyetjeve, ka qëndruar 3 minuta e 32 sekonda, ku ka folur 262 fjalë dhe është larguar siç citon “Daily Mail”.

Junajtid po përgatitet për ndeshjen me Njukasëll, ndërsa Murinjo do të kërkojë të fitojë kundër “armikut” Rafa Benitez. “Djajtë e Kuq” nuk fitojnë prej katër ndeshjesh në shtëpi, ku përfshihen humbja me Totenhem dhe barazimi me Uolves në kampionat, barazimi dhe pastaj humbja me penallti me Derbi Kauntin në “Carabao Cup” dhe barazimi në Champions përballë Valencias.

Në fillim ndonjë informacion për lojtarët në dispozicion dhe ata të dëmtuar, ndërsa më pas batutat klasike të Murinjos. Pyetjes së një gazetari se për çfarë arsyesh ekipi ndodhet në vështirësi, portugezi i është përgjigjur: “Për shumë arsye”. E kur është pyetur nëse mund t’i shpjegonte arsye, Murinjo është përgjigjur: “Jo”.

Më pas pyetja për paraqitjet e dobëta në “Old Trafford” dhe mungesën e fitores, që ka marrë përgjigjen: “E vërtetë, asnjë fitore në shtëpi. Tre ndeshje, tre barazime. Nuk e kemi shijuar humbjen, por as fitoren.”

Në fund pyetja nëse portugezi rrezikon shkarkimin nëse nuk ia del të fitojë përballë Njukasëllit, që do të çonte në pesë numrin e ndeshjeve pa fitore në shtëpi për Junajtid. “E pranoj”, është përgjigjur Murinjo dhe është larguar nga salla e konferencës për shtyp.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *