Situata në Gjirokastër nuk duket aspak e mirë. Sipas asaj që raporton “RTSH Sport”, drejtuesit e skuadrës bluzi kanë treguar se anëtarët e “Këshillit Bashkiak” nuk kanë rënë dakord për të miratuar buxhetin, për shkak të mosmarrëveshjeve që ata kanë mes njëri-tjetrin.
Natyrshëm që kjo gjë mund të reflektohet edhe te lojtarët, të cilët nuk do të presin pa fund për të marrë pagat e prapambetura. Një pjesë e titullarëve rrezikojnë që të marrin valixhet dhe të drejtohen në FSHF për të ndërpresë kontratën dhe për të shikuar për një tjetër aventurë.
Viti i ri po vjen me shumë probleme për gjirokastritët, të cilët jo vetëm që kanë probleme me financat, por janë edhe nën hetim nga UEFA, për ndeshjen e kthimit ndaj Ventspils.