Tjetër çështje te Kosova, Avdiaj braktis përfaqësuesen

Përfaqësuesja e Kosovës nuk po gjen qetësi. Një tjetër çështje ka plasur te Kosova, teksa lojtari i Shalke 04, Donis Avdiaj ka braktisur grumbullimin e kombëtares. Siç bëhet e ditur nga mediat vendore, sulmuesi është irrituar nga fakti se tekniku Bunjaku nuk e ka përfshirë në formacionin e sotëm përballë Ukrainës. Talenti nga Istogu është stërvitur me skuadrën në seancën e fundit dhe ka treguar një formë të kënaqshme, por lojtari menjëherë sapo ka mësuar formacionin është nisur drejt Kosovës, duke lënë grumbullimin e Kombëtares me pretekstin për të kryer disa analiza. Një tjetër çështje te Kosova dhe arsyeja duket e njëjta, përplasja me trajnerin Albert Bunjaku. Avdiaj nuk e ka kaluar do t këtë situatë edhe pse e dinte se këto dy ndeshje ishin të fundit për trajnerin e Kosovës.

 

Ndërkohë që është zbardhur dhe formacioni shartues i përfaqësueses së Kosovë në ndeshjen me Ukrainën, megjithatë reshjet e dendura të shiut mund të bëjnë që ndeshja të shtyhet, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar. Spikat aktivizimi për të parën herë e mesfushorit të Kukësit, Besar Musolli.

Kosova: Ujkani, Musolli, Kryeziu, Rashica, Halimi, Celina, Rrahmani, Vojvoda, Muriqi, Paqarada, Jashanica.

One thought on “Tjetër çështje te Kosova, Avdiaj braktis përfaqësuesen

  1. Ne Shqiptaret kemi nje problem se kur mendojme se kemi te drejte humbasim respektin per ata qe kane te drejte te marrin vendimet dhe e tejaklojme cakun e zemerimit…per respekt te kombetares dhe tifozeve qe ndjekin kombetaren me zemer duhet tolerence dhe perulesi…ne nuk e kemi dhe aq….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online