Spanja na masakron për 26 minuta, Shqipëria dhe Panuçi zhgënjejnë

Humbje pritej, kështu jo. Mund dhe duhej të bënim diçka më shumë, duke nisur nga formacioni, sepse Kristian Panuçi guxoi, hodhi në fushë një 11-she pa shumë titullarë, ca për zgjedhje e ca për dëmtime e pezullime.

Agolli në stol, Memolla titullar. Jashtë edhe Armando Sadiku, i zëvendësuar nga Llullaku. Habit Kristian Panuçi me zgjedhjet e tij, luajmë me shumë lojtarë që kanë pasur pak shanse në eliminatore. Mbrojtja me 5 konfirmohej, por praktikisht jemi pa sulmues të vërtetë.

Spanja u zbavit, shënoi 3 gola shpejt e shpejt dhe ne nuk e ngritëm kokën fare. Vetëm kur Spanja u ngop dhe nuk kishte më dëshirë të sforcohej, dolëm nga përgjumja dhe krijuam edhe lojë, edhe raste, duke goditur dy shtylla.

Gjithsesi, një leksion i hidhur për ne dhe për Panuçin, sepse shkuam në Spanjë me shpresa të mëdha, të paktën për të mos u dorëzuar pa nisur, por kështu nuk shkon. Vuajtëm totalisht në pjesën e parë, ishim inekzistentë dhe Isko me shokë mund të shënonin edhe 6-7 gola. Për fat, mbaroi 3-0, por nuk është për t’u gëzuar.

KOMENTI

73′ HUMBASIM SËRISH RAST TË PASTËR! Latifi në zonë, shmanget bukur dhe godet fort, grushton De Gea. Topi te Sadiku, i cili godet fluturimthi, mbi traversë!

Spanja e ka ulur ritmin në pjesën e dytë dhe na ka bërë nder, sepse po arsyetojmë e po luajmë më shtruar.

69′ SHTYLLË SHQIPËRIA! Armando Sadiku i pafat, teksa një kros i bukur nga Hysaj e gjen në zonë dhe sulmuesi me kokë godet fort dhe topi përplaset në shtyllë!

59′ Shqipëria pranë golit. Këndore nga Kaçe, Ajeti në zonë me kokë, por jashtë. Rast i mirë.

52′ Rodrigo tenton sërish, Berisha eviton golin me një superpritje!

50′ Koke me kokë, Berisha grushton… Spanja bën ç’të dojë!

NIS PJESA E DYTË Dalin Memolla e Balliu, futen Agolli e Sadiku!

45′ PUSHIMI I NDESHJES! Nuk ka nevojë për shumë fjalë, Spanja fiton dhe bind, duke dhuruar spektakël. Nuk jemi asgjëkundi, formacioni i hedhur nga Panuçi është një nder që i bëjmë Spanjës!

DESCANSO EN EL RICO PÉREZ!! Gana y convence España. 3-0 con tantos de Rodrigo, Isco y Thiago en un gran primer tiempo de los hombres de Lopetegui. Esperemos que la fiesta continúe tras le descanso. Volvemos entonces. ¡¡No se vayan!! (Foto: Pablo García / MARCA)

45′ PRANË GOLIT SHQIPËRIA! Pike gabon në zonë, Grezda i rrëmben topin dhe pason për Llullakun, por gjuajtja e tij devijohet në këndore.

39′ Sërish Rodrigo, në zonë, por gjuan paksa jashtë.

26′ GOL SPANJA! Mbrojtja shqiptare nuk ekziston fare! David Silva nga e djathta e sulmit spanjoll bën ç’të dojë, kros në zonë dhe Tiago Alkantara, “xhuxhi” i mesfushës, kërcen për qejf dhe shënon me lehtësi.

25′ I PAFAT LLULLAKU! Goditje e bukur e sulmuesit tonë, i cili përplas topin në traversë!

24′ GOL SPANJA! Po na masakrojnë! Pingpong nga Spanja, që futet në zonë kur dëshiron. Koke për Iskon, mesfushori i Realit nuk fal i vetëm përballë Berishës!

20′ David Silva godet me të majtën, jashtë. Rrezikon sërish Spanja, që e ka nisur me një ritëm të pabesueshëm.

16′ GOL SPANJA! Kaq rezistuam, Spanja po i afrohej dhe ka gjetur avantazhin, me Rodrigon, i cili u fut në zonë dhe goditi me të majtën, duke mposhtur Berishën! Pasim spektakolar nga Isko.

14′ Karton i verdhë për Llullakun! Sulmuesi ynë kërcen dhe përplaset me Pikenë, i cili merr një goditje në fytyrë. Kërcim normal, por i konsideruar i rrezikshëm nga gjyqtari.

13′ Spanja na fal! Isko nga e djathta e sulmit spanjoll, kroson mjaft bukur dhe Rodrigo “djeg” Ajetin, por goditja e tij me kokë shkon paksa jashtë. Me fat Shqipëria.

7′ Spanja sërish rrezkshëm, por një gjuajtje nga Tiago ndalet nga një mbrojtës.

Spanja sulmon, siç pritej, por Shqipëria nuk po luan e mbyllur totalisht në mbrojtje.

6′ Rreziku i parë i Spanjës: kros nga e majta nga Zhordi Alba, Rodrigo në qendër të zonës godet, por jashtë.

E premte, 6 tetor 2017-10-06

Ora 20:45, stadiumi “Rico Perez”, Alikante, Spanjë

Spanjë – Shqipëri        3-0

Shënues: Rodrigo 16′, Isko 24′, Tiago Alkantara 26′

Spanja: De Gea, Odriozola, Pike (Naço 60′), Sergio Ramos, Zhordi Alba, Tiago Alkántara, Koke, Saúl, Isko, David Silva (Asensio 74′), Rodrigo (Aduriz 82′). Të gatshëm: Arrizabalaga, Reina, Naço Monreal, Azpilikueta, Ijaramendi, Viera, Pedro, Kajehon, Jago Aspas.

Trajner: Hulen Lopetegui

Shqipëria: Berisha, Balliu (Sadiku 46′), Hysaj, Veseli, Ajeti, Memolla (Agolli 46′), Kaçe, Xhaka, Memushaj, Grezda (Latifi 66′), Llullaku. Të gatshëm: Hoxha, Koliçi, Lila, Lenjani, Gjimshiti, Basha, Ahmedi, Ndoj.

Trajner: Kristian Panuçi

Kartonë të verdhë: Pike 48′, David Silva 65′ / Llullaku 14′, Xhaka 26′, Kaçe 29′, Grezda 46′, Hysaj 70′

Gjyqtarë: Aleksei Eskov (RUS), Dmitri Mosjakin (RUS), Igor Demeshko (RUS), Kirill Levnikov (RUS)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online