Titull pa goleador, Partizani nën hapat e Skënderbeut të Josës

Pas pak ditësh pritja 26-vjeçare për titullin po merr fund për klubin e Partizanit. Rikthimi te trofeu i lakmuar erdhi në një sezon ku shumë vetë ishin skeptikë në fillim. Sulmi ishte reparti më i kritikuar, por të kuqtë treguan se për të qenë ekipi me numrin më të lartë golave nuk është e thënë që të kesh një ose dy sulmues “rrace”, fundja ky sport luhet me 11 lojtarë.

Golashënuesit më të mirë të kuqve këtë sezon janë Bruno Telushi dhe Jasir Asani me nga 7 gola, shifër e vogël për një skuadër kampione, por nuk është i largët sezoni që një ekip pa një “bomber” efikas fiton trofeun më të lakmuar në Shqipëri.

Në sezonin e 2014/2015, Skënderbeu i Mirel Josës u shpall kampion me një ekip ku të gjithë lojtarët e skuadrës kontribuuan nga pak.  Golashënuesi i atij ekipi ishte braziliani Diego Martins me 7 gola, ndërsa 51 golat e tjerë të atij sezoni u shënuan nga pjesa tjetër e ekipit. Në të njëjtin sezon Pero Pejiç realizoi 31 gol për Kukësin e vendit të dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *