Tite bën revolucion te Brazili: 12 debutime, Gabriel Zhezuz jashtë liste

Trajneri i Brazilit, Tite, ka prezantuar sot listën e emrave me 23 lojtarët që do të grumbullohen për ndeshjet miqësore të shtatorit ndaj SHBA-ve dhe El Salvadorit. Tekniku i “Seleçaos” ka bërë një revolucion të vërtetë duke hartuar një listë me 12 ndryshime nga ajo e Botërorit “Rusi 2018”, ku ka shumë mungesa befasuese dhe disa emra debutues për përfaqësuesen e pesë herë kampionëve të botës.

Mungesa më e madhe është ajo  e sulmuesit të Sitit, Gabriel Zhezuz. Tite ka vendosur që t’i besojë sulmuesit të Flumineses Pedro, i cili është një ndër zbulimet e sezonit në kampionatin brazilian. Surpriza ka dhe në repartin e portës ku është grumbulluar portieri i Flamegos U20, Hugo, ndërsa në mbrojtje rikthehet Fabinjo, si dhe debuton qendërmbrojtësi i Kruzeiros Dede.

Mesfusha është reparti tjetër ku Tite ka eksperimentuar duke ftuar për herë të parë talentin e Flamengos Paketa dhe atë të Mançester Junajtid, Andres Pereira. Një ftesë surprizë ka ardhur dhe për anësorin e Gremios, Everton.

LISTA E BRAZILIT

PORTIERË: Alison (Liverpul), Neto (Valencia), Hugo (Flamengo U20)

MBROJTËS: Fagner (Korinthias), Fabinjo (Livepul), Aleks Sandro (Juventus), Filipe Luis (Atletiko Madrid), Dede (Kruezeiro), Felipe (Porto), Markuinjos (PSG), Tiago Silva (PSG)

MESFUSHORË: Kasemiro (Real Madrid), Fred (Mançester Junajtid), Artur (Barcelona), Pereira (Mançester Junajtid), Paketa (Flamengo), Renato Augusto (Bejing Gouan)

SULMUES: Uillian (Çelsi), Duglas Kosta (Juventus), Everton (Gremio), Nejmar (PSG), Firmino (Liverpul), Pedro (Fluminese)        

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online