Shpëtim Moçka është lojtari më i ri i Tiranës. Mbasi ka arritur akordin një vjeçar me bardheblutë, 28-vjeçari ka shkruar në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.
Falenderime për Teutën dhe gati për aventurën e re. Tirana është ekipi i shtatë në karrierën e gardianit vlonjat, i cili më parë ka mbrojtur ngjyrat e Flamurtarit, Apolonisë, Kastriotit, Mamurrasit, Laçit dhe të Teutës në tri sezonet e fundit.
“Përshendetje miq! Nga sot për 1 vit jam pjesë e KF Tirona. Dua të falenderoj Teutën për 3 vitet që kaluam së bashku. Dhe mbi te gjitha, zotin e madh”, komenton portieri i bardhebluve.