Partizani rekordmen, 10 skuadrat me më shumë fitore në Shqipëri

Të premten nis Kategoria Superiore dhe ky kampionat është jubile. Zhvillohet i 80-ti dhe FSHF ka botuar edhe një revistë me statistika të kampionatit ndër vite. Fatmir Efica ka përpunuar të dhënat statistikore dhe një nga të dhënat më të veçanta ka të bëjë me numrin e fitoreve të klubeve shqiptare në elitë.

Rekordin e ka Partizani, me 1000 fitore në 1598 ndeshje. Podiumi plotësohet nga Tirana dhe Vllaznia, ndërkohë që në 10 skuadrat me numrin më të madh të fitoreve nuk përfshihet Kukësi, i cili i është shtuar gjeografisë së elitës së futbollit shqiptar vitet e fundit.

Skënderbeu, që ka fituar shtatë tituj në tetë sezonet e fundit, renditet në vendin e nëntë për numrin e fitoreve. Elbasani dhe Besa renditen mbi korçarët, ndërkohë që Luftëtari është i 10-ti. “Sport Ekspres” ju sjell renditjen e plotë përmes fotogalerisë së mësipërme.

[Best_Wordpress_Gallery id=”113″ gal_title=”10 ekipet me me shume fitore ne Superiore”]

One thought on “Partizani rekordmen, 10 skuadrat me më shumë fitore në Shqipëri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online