“Tirona është bardheblu”, Fanatics lëshojnë kushtrimin

Derbi është pranë dhe Fanatics kanë nisur të mendojnë për të. Ngacmimet në rrjetet sociale me rivalët e përjetshëm të qytetit kanë nisur. Emërtimet dihen, ndërkohë që ultrasit bardheblu njoftojnë se për organizimin do të njoftojnë në ditët në vazhdim.

“Ndeshja e radhës në Selmon Stermosi të premten në oren 18:00 kundër ‘mbetjeve të sistemit komunist’… Detajet e kortezhit do të dalin gjatë javës. Tirona jemi ne, Tirona osht bardh e blu”, shkruhet në postimin e Fanatics.

Tirana prej vitesh nuk po arrin të triumfojë në derbi dhe ultrasit e klubit më të titulluar në vend mezi presin që t’i gëzohen një fitoreje me Partizanin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *