Tirana: Standard dënimi vetëm për ne! Ngo as provokatori, as agresori

Tirana ka reaguar pas dënimeve që Komisioni i Disiplinës dha. Katër ndeshje pa tifozë dhe pezullim me pesë ndeshje për Majkëll Ngo, kjo është ajo që u vendos sot dhe bardheblutë nuk pajtohen. Paralajmërohet apelimi, ndërkohë që thuhet se mbyllja e stadiumit përdoret si standard vetëm për ta. Në fund dy fjalë edhe për Ngo: “Nuk është as provokatori, as agresori”.

REAGIMI I TIRANËS – “Komisioni i Disiplinës sot ka dënuar KF Tiranën të luajë 4 ndeshje pa tifozë në shtëpi. Klubi do të kërkojë nga Federata Shqiptare e Futbollit, fillimisht sipas procedurës vendimin e argumentuar e më pas do të apelojë këtë vendim në Komisionin e Apelit.

Një shishe plastike e hedhur në drejtim të gjyqtarit anësor nga një individ është shfaqje e dënueshme, por kurrsesi me forma kolektive që mbyllin dyert e stadiumit, standard ky që çuditërisht përdoret vetëm për klubin tonë.

Klubi distancohet nga të gjitha shfaqet e dhunës dhe për rastin në fjalë kemi vënë në dispozicion të Policisë së Tiranes materialet filmike. Gjithashtu, këto pamje do t’i vihen në dispozicion dhe Komisionit të Apelit dhe më tej nëse do të jetë e nevojshme. Klubi do të apeloje gjithashtu dënimin e dhënë për Michael Ngo, që përtej gjithë fjalëve të thëna nuk ka qenë as provokatori dhe as agresori”, shkruhet në reagimin e klubit bardheblu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online