Tirana, premio e rekord që nuk festohet

Tirana ka fituar Kupën e Shqipërisë dhe ka një arsye për të buzëqeshur paksa, sepse do të mbushë xhepat me para. Skuadra si shpërblim do të marrë 90 mijë euro nga presidenca. Një shumë parash e premtuar nga presidenti Refik Halili. Ndërkaq, klubi tani do të përfitojë 50 milionë lekë të vjetër për fitimin e trofeut. Po kështu, nga pjesëmarrja në Europa League do të merren në 200 mijë euro, edhe nëse nuk kalohet asnjë tur. Ekipi i Josës do të luajë këtë verë në ndeshjet europiane si dhe do të bëhet gati për Kategorinë e Parë. Tirana do të jetë një nga ekipet e rralla që do të luajë në dy nivele të ndryshme. Në Europë dhe për ngjitjen e më të mirëve.

Ndërkohë, me trofeun e djeshëm Tirana është rekordmenia më e re në Kupën e Shqipërisë. Duke arritur në kuotën e 16 trofeve në Kupë, Tirana është mbi të gjitha, duke lënë pas Partizanin me 15 trofe.

Përfundimisht, Tirana është rekordmenia e të gjitha kompeticioneve në Shqipëri. Urime Tiranës, por nuk ishte dita e festës, sepse skuadra ishte vrer në fushë dhe gjatë ceremonisë së dhënies së trofeut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *