Nuk kanë të ndalur ndryshimet në radhët e bardhebluve të Tiranës. Pas afrimit të brazilianit Ze Maria në krye të pankinës, një tjetër ndryshim vjen në stafin drejtues. Gerti Dajçi do të jetë drejtori i përgjithshëm i 24 herë kampionëve të Shqipërisë.
Dajçi pritet të prezantohet ditën e sotme nga presidenti Refik Halili. Siç bëhet e ditur përgjegjësia për administrimin e klubit do t’i kalojë atij. Me një CV të pasur, Dajçi është angazhuar me të tilla përgjegjësi dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aktualisht angazhohet në pozicionin e dekanit në “Tirana Business University”.
Një revolucion tek Tirana, rënia nga kategoria duket se i ka zgjuar bardheblutë që rikthimi të elitë të mos vonojë.