Tirana nis abonimet, “Fanatics” reagojnë ashpër

Prej këtij sezoni, Tirana do të aplikojë edhe abonimin në stadium, fushatë që do të nisë pas pak ditësh dhe do të ofrojë çmime mjaft të favorshme për abonimet vjetore në “Selman Stërmasi”.

Megjithatë, lajmi i fundit nuk është pritur mirë nga grupimi i njohur “Tirona Fanatics”, që ka kohë që është në luftë me klubin dhe ka dalë me një qëndrim të prerë ku refuzon çdo ftesë nga drejtuesit e klubit, duke i qëndruar besnik idesë se me Refik Halilin nuk ka bashkëpunim.

REAGIMI I FANATICS

‘Fushata e abonimeve’ e “klubit që ndodhet në autobuz” është turpi i rradhës nga njerëzit më paturp, Refik Halili dhe pseudo-klubi i tij.

Pas lajmit për heqjen e kartave të identitetit bashkë me policinë në stadiume, pseudoklubi nga zyra e tij në Facebook na bën ftesë të shkojmë tek “Shtëpia Bardheblu”, një shtëpi që tifozët e morën vesh qe ju dha “qiraxhinjve” po nga zyra e pseudoklubit në Facebook.

Nje klub që i mohoi te drejtën tifozëve të ndiqnin ekipin ne transfertë duke tërhequr autobusët, e nuk u mundua aspak të konsideronte mundësinë e heqjes së kartës së identitetit, tani kujtohet ti bëj ftesë tifozëve sikurse të mos kishte ndodhur asgjë.

Për ftesa, abone, apo president/kandidat për këngëtar dasmash,Tirona nuk ka nevojë!

Tifozët nuk kanë nevojë!

Tirona Fanatics do të vazhdojë me vetëfinancim sikurse vitin qe kaloi dhe cdo akses për autobus, biletë ndeshje, apo paraqitje do të zhvillohet ne sajë të fushatës së anëtarësimeve dhe në bazë të rregullave të grupit.

Ftojmë të gjithë tifozët të na bashkohen dhe ta injorojnë këtë shaka për turp nga njerëzit paturp!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online