Situatë absurde ajo pas finales së kupës, luajtur dje në Elbasan, ku Tirana mposhti Skënderbeun, por nuk dëshironte ta festonte trofeun.
Dhënia e medaljeve ishte një ritual i detyruar, por më pas lojtarët e Tiranës nuk dëshironin të ngjiteshin në podium për të ngritur lart trofeun që do të dorëzohej nga sekretari i FSHF-së Ilir Shulku.
Karabeci dukej qartë që nuk dëshironte ta ngrinte trofeun dhe në një moment i tha Shulkut: “Lere, nuk ka kuptim”. Megjithatë, protokolli e kishte të përcaktuar qartë që duhej ngritur trofeu dhe pati disa minuta debat.
Karabeci u detyrua të merrte përsipër ngritjen e trofeut dhe e bëri me sforcim, aq sa kupën e ngriti më shumë Shulku sesa mesfushori bardheblu, i nxirë në fytyrë.